Urime nga kudo, Toka në “këmbët” e Leos

0 172

Që nga ekipi i hokejit në Uashington e deri te federata holandeze, duke kaluar nga Xhixhi Bufon deri te Nejmar që ka konflikt interesi pasi në finalen e djeshme fitoi një shok skuadre, por humbi një tjetër shok i PSGsë, Mbapeja, të cilit mbase i ka çuar një mesazh privat.

Edhe në profilin e Maradonës është postuar një dedikim për Argjentinën duke lartësuar arritjen e Mesit.

URIMET PËR MESIN

NEJMAR: “Urime vëllaçko!”

XH.BUFON: “Urime Argjentinës sepse besoi gjithmonë dhe luftoi nga minuta e parë në të fundit për të ngritur trofeun. Nderime edhe Francës sepse diti të mbajë me thonj një ndeshje të humbur disa herë”.

ENDI MËRREJ: “Mesi, atleti më i mirë i të gjitha kohërave. Harroni futbollin dhe kujtoni njeriun”.

PATO: “Meriton shumë respekte. Çfarë ndeshje Mesi!”

FEDERATA HOLANDEZE: “Urime Mesit dhe Argjentinës!”

“L’EQUIPE”: “Mesi legjendari”.

“UASHTINGTON CAPITALS”: “Respekt për Mesin”.

PRESIDENTI I BRAZILIT, LULA: “Urime fqinjëve tanë argjentinas. Lojë fantastike e Mesit”.

GERI NEVIL: “Çfarë ndeshjeje, çfarë Mesi. Urime legjendë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.