Universitetet amerikane ndalojnë Tik Tok, cila është arsyeja?

0 17

Në universitetin e Auburn në Alabama dhe në atë të Oklahomas, është ndaluar aplikacioni popullor nga rrjetet e tyre të wi-fi. Bëhet fjalë për “Tik Tok” aplikacionin e krijuar nga kompania “ByteDance”, në Kinë.

Ky vendim për studentët vjen si shtesë e ndalimit të pajisjeve federale nga TikTok për arsye të sigurisë kombëtare.

“Ne jemi të zhgënjyer që shumë shtete po politizojnë për të zbatuar masat që nuk kanë të bëjnë fare me sigurinë kibernetike dhe bazohen në gënjeshtra rreth TikTok.

Na vjen veçanërisht keq për ndikimin e këtyre politikave të nxituara në aftësinë e universiteteve publike për të shkëmbyer informacione, për të rekrutuar studentë dhe për të ndërtuar komunitete rreth aktiviteteve të tyre”, thotë zëdhënësi i aplikacionit Jamal Broën për New York Times.

Leave A Reply

Your email address will not be published.