Udhëtime luksi për të bërë vaksinën, ky shtet është…

0 343

Klubi privat “Knightsbridge Circle” në Britaninë e Bashkuar, lejon anëtarët e tyre duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund (rreth 28 mijë euro), të fluturojnë jashtë vendit për të marrë vaksinën në Dubai dhe Abu Dhabi për t’iu nënshtruar vaksinës Pfizer ose në Indi për atë AstraZeneca/Oxford.

Kufiri i ri i pushimeve në kohën e Covid-19 është udhëtimi luksoz ku përfshihet edhe vaksina. Anëtarët e klubit duhet të rezervojnë vetëm një avion privat, për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe të presin në një hotel luksoz ose vilë me një pishinë, të kompletuar edhe me një kuzhinier privat, për dozën e dytë.

Kostoja e vaksinës është përfshirë në regjistrim, ajo e pushimit, fluturimi me klasin e parë me Emirates dhe akomodimi arrin në 40 mijë paund. ”Ne jemi pionierët e këtij programi luksoz të udhëtimit”,-tha themeluesi i klubit Stuart McNeill. Në këtë lloj udhëtimi mund të marrin pjesë vetëm ata personat 65-vjeç dhe që i kanë të qarta burimet financiare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.