”1200 punëtorë do të punojnë me 3 turne”, nis puna për spitalin në Fier/Rama: Të punësohen të shpronësuarit

0 310

Pas premtimit të presidentit truk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për 3 muaj, në fshatin Daullas kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA. Kryeministri Edi Rama, paraditen e të premtes pa nga afër nisjen e punimeve të kantierit, kurse ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku shpjegoi me detaje punën parapërgatitore.

”Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja”,-tha ministrja.

Përfaqësuesi kompanisë turke YDA foli për afatet e ndërtimit. “Kemi filluar punimet këtu bashkë me disa kompani shqiptare. Do ta bëjmë ndërtimin sa më shpejt në kohën më të shpejtë të mundshme. Jemi në dijeni të kohës së ndërtimit prej tre muajsh dhe sipas këtij afati ne do të veprojmë sa më shpejt e në mënyrë efikase”.

Nga ana tjetër, Rama nënvizoi se për ndërtimin e këtij spitali do të duhet 600 punonjës. ”Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet”, tha kreu i qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.