U kap me armë zjarri në BMW, arrestohet Don Xhoni

0 170

Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi është kapur me armë zjarri. Insajder shkruan se reperi nga Drenica, është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë në autostradë.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “BMW”, Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje. Nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.

Kjo pasi Don Xhoni është arrestuar edhe disa herë të tjera me armë zjarir, por është liruar brenda pak orëve duke paguar gjobën përkatëse. Hera e fundit që u prangos ishte vera që lamë pas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.