U infektua vullnetarisht me variantin Delta, ndërron jetë këngëtarja

0 150

Këngëtarja çeke Hana Horka ndërroi jetë dy ditë më parë si pasojë e një vendimi të pamatur që i kushtoi shtrenjtë. Këngëtarja 58-vjeçare kishte vendosur më 13 janar të infektohej vullnetarisht me COVID-19, nga disa familjarë që kishin rezultuar pozitivë.

Sipas saj, kjo do t’ i mundësonte asaj rikthimin në jetën normale, ku mund të shkonte sërish në kinema, teatër, ose të udhëtonte jashtë vendit, diçka e pamundur për ato që si Horka refuzojnë kategorikisht të vaksinohen.

Pjesëtarja e grupit Asonance rezultoi në ditët në vijim e infektuar me variantin Delta, dhe si pasojë e saj ndërroi jetë shumë shpejt, më 16 janar, siç e zyrtarizoi vetë grupi i muzikës popullore të cilit i përkiste.

Djali i saj Jan Rek, edhe ai muzikant, akuzoi drejtpërdrejt skeptikët ndaj masave kundër pandemisë që rrethonin të ndjerën, që sipas tij e kishin bindur se sëmundja do të kalonte vetë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.