U akuzuan se dhunuan të moshuarën/ Lirohen nga paraburgimi Aurona Pelaj dhe shoqet e saj

0 7

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, të cilat që prej datës 2 nëntor po qëndronin në paraburgim me vendim gjykate, janë liruar ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë e cila shokoi opinionin publik ndodhi në fillim të muajit nëntor, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale dhe që shkaktuan reagime të shumta për gjestin e shëmtuar, shfaqeshin disa punonjëse të kësaj shtëpie që sulmonin fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohej infermierja e cila filmohej nga kolegia e saj teksa qeshte dhe e godiste me shpulla të moshuarën e cila qante.

Leave A Reply

Your email address will not be published.