Mbi 15 mijë të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

0 150

Më shumë se 15 mijë njerëz janë zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Shifrat janë publikuar nga zyrtarë të Komitetit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Nuk është e qartë për momentin se sa njerëz janë zhvendosur me forcë, janë ndaluar në Rusi, janë gjallë dhe janë ndarë nga familjet e tyre ose kanë vdekur, deklaroi drejtori i programit të ICMP për Evropën, Matthew Holliday.

Në çdo rast, kërkimi për të zhdukurit do të zgjasë me vite, edhe pas përfundimit të luftimeve, duke pasur parasysh se vetëm në qytetin port të Mariupolit, autoritetet vlerësojnë deri në 25,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur, thekson ai.

“Numrat janë të mëdhenj dhe sfidat me të cilat përballet Ukraina janë të mëdha,” tha Holliday.

Ndërkohë, bombardimet ruse vazhdojnë në qytetin e Zaporizhzhia, ku një spital u dëmtua mbrëmë nga një sulm me raketa, fatmirësisht pa viktima.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi, njoftoi se furnizimi me energji i jashtëm i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia është rivendosur.

Që nga ora 17:00 e ditës së djeshme, 70% e shtëpive në Kiev nuk kanë energji elektrike. Nuk ka ngrohje dhe ujësjellës, megjithëse funksionon, paraqet probleme në disa zona të kryeqytetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.