Turizmi global ka humbur 1.3 trilionë dollarë

0 280

Turizmi global ka shënuar vitin e tij më të keq të regjistruar në 2020, me mbërritjet ndërkombëtare të turistëve që ranë me 74 përqind, kur krahasohet me 2019, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO).

Sektori global i turizmit humbi 1.3 trilion dollarë në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Turizmit, me seli në Madrid.

Sipas barometrit të fundit botëror të turizmit, shifra përfaqëson më shumë se 11 herë humbjen e regjistruar gjatë krizës ekonomike globale të vitit 2009 dhe korrespondon me një rënie prej 74% të mbërritjeve të turistëve botërorë, krahasuar me vitin 2019, thuhet në deklaratën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.