Tronditet Anglia, hije trukimi në Oksford-Arsenal… Nisin hetimet

0 168

Hije trukimi në ndeshjen e fundit të raundit të 1/32- ave të Kupës FA mes Oksfordit dhe Arsenalit. “DailyMail” zbuloi se Federata Angleze e Futbollit ka nisur një hetim për marrjen e qëllimshme të një kartoni të verdhë nga mbrojtësi i formacionit të Oksfordit, Kiaron Braun.

Ky i fundit ka prova të forta se e ka kërkuar qëllimisht ndëshkimin, ndërsa arbitri e ka toleruar fillimisht për faullet ndaj Sakës dhe Tomijasut, përpara se të ndëshkohej me të vërtetë dhe alarmuar federatën angleze. FA ka përpiluar një dosje me prova për një trukim të mundshëm, madje gëzon edhe prova mesazhesh telefonike përpara ndeshjes së të hënës në “Kassam Stadium”. Në mesazhe thuhet se Braun do të merrte karton të verdhë të qëllimshëm, duke i kushtuar një vendosësi bastesh më shumë se 1600 paund.

Në dy raste në harkun e pak sekondave në pjesën e parë, Braun bën ndërhyrje që mund të ishin ndëshkuar me një karton të verdhë: në minutën e 25-të ai mban qëllimisht prej fanelle Sakën, ndërsa sulmuesi i Arsenalit shpërthen në mesfushë. Pak sekonda më vonë ai fiton topin përpara Sakës, por sulmuesi rrëzohet në fushë dhe qëndron i shtrirë pavarësisht se duket se kishte kontakt minimal. Arbitri Dejvid Kut ndal lojën që Saka të marrë trajtimin, por nuk e penalizon Braunin. Përpara kësaj, Braun duket se godet me bërryl Tomijasun në një dyluftim ajror.

Por do të jetë minuta e 59-të kur Braun ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Nketiah dhe vonesën e rinisjes së lojës. Rezultati ishte ende 0-0 në këtë moment, por Arsenali do të fitonte 3-0 në fund falë golit të Elnenit dhe dopietës së Nketiah, duke siguruar biletën në raundin e 1/16-ave kundër Mançester Sitit. Është ende mister numri i basteve të vendosura që Braun do të ndëshkohet me karton të verdhë, por FA e ka marrë seriozisht çështjen. Dëshmitarë okularë në stadium, i thanë “DailyMail” se ata panë shumë tifozë të Arsenalit që të festonin pas kartonit të verdhë të Braun, ndërsa shumë prej tyre pranuan se kishin fituar qindra paund nga kjo gjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.