Tre perimet që “pastrojnë” dhe detoksifikojnë mëlçinë

0 35

Zbuloni ushqimet që mbrojnë “filtrin” e trupit dhe e ndihmojnë atë të bëjë punën e tij për detoksifikim.

Mëlçia ka aftësinë të veprojë si filtër për trupin duke penguar substancat më të rrezikshme të hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Ka edhe vetinë e “vetëpastrimit”, por shpesh stili i jetesës dhe ushqimi i shëndetshëm, nuk e ndihmon mëlçinë të bëjë punën e saj.

Përkundrazi, mëlçia rëndohet kur hamë sasi të tepërta ose konsumojmë ushqime të përpunuara ose të skuqura, kur pimë shumë alkool ose pije të gazuara dhe me sheqer.

Por kush janë ushqimet “roje” të mëlçisë që e ndihmojnë atë për t’u detoksifikuar dhe funksionimin e mirë të mëlçisë, por edhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Panxhari – Mbron mëlçinë duke i siguruar trupit antioksidantë, vitaminë A, vitaminë B6 dhe hekur. Pektina që ato përmbajnë ndihmon në eliminimin e toksinave të depozituara në mëlçi. Me ndihmën e pektinës, trupi “largon” toksinat e rrezikshme dhe nuk i lejon ato të hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Nuk është rastësi që panxhari, përdoret tradicionalisht për të “pastruar” mëlçinë dhe për të parandaluar një sërë sëmundjesh.

Panxhari dhe karotat janë të pasura me flavonoide dhe beta-karoten. Ngrënia e këtyre perimeve specifike mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë.

Brokoli – Falë përbërjes së tij të pasur me antioksidantë, por edhe për shkak të fibrave bimore dhe klorofilit që përmban, ndihmon mëlçinë dhe trupin në tërësi për të hequr qafe substancat e dëmshme. Perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra nxisin prodhimin e enzimave të mëlçisë që kontribuojnë në funksionimin e duhur të tretjes dhe largimin e toksinave nga trupi.

Spinaqi – Perimet me gjethe jeshile si spinaqi si dhe marula e rukola janë veçanërisht ushqyese.

Mendohet se ato nxisin, ndër të tjera, stimulimin e mëlçisë. Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe substancave të forta antioksidante, ato kontribuojnë në eliminimin e substancave të rrezikshme nga trupi, duke formuar një mekanizëm të fortë mbrojtës për mëlçinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.