Travis Scott për vajzën: Stormi është frymëzim i madh në jetën time

0 337

Reperi Travis Scott dhe ish-partnerja e tij, Kylie Jenner janë prindër të Stormit, 3 vjeçe. Atësia ka pasur një ndikim të madh te Travis Scott. “Atësia ndikon në punën time. Ajo ka një ndikim të madh. Është një frymëzim i madh”, tha Scott në një intervistë për revistën britanike të Vice Media, botuar të martën.

“Storm po vepron si një fëmijë”, vazhdoi Scott. ”Ajo është gjithmonë e interesuar, kap dhe mëson shumë dhe u përshtatet gjërave kaq shpejt”.

Reperi i “Sicko mode” është fotografuar duke kaluar kohë me Kylien, pas ndarjes dhe mediat thonë se shkaku është vajza e tyre. 28-vjeçari duket se e shijon kohën me Stormin dhe mamin e saj.

Madje në postimin e fundit në profilin e tij në Instagram, poshtë fotos me vajzën, Scott shkruan “Fiks si mamaja në foton e dytë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.