Toka është buka jonë/Protesta për truallin ku do të ndërtohet spitali i Fierit, kreu i Bashkisë takim me pronarët

0 314

Premtimi i Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ndaj Ramës, se spitali rajonal në Fier do të jetë gati më 7 prill, mund të zgjasë edhe më shumë, kjo pasi pronarët e tokave që do të shpronësohen janë të pakënaqur. ”Toka është buka jonë, është mënyra e vetme e jetesës, nuk duam t’ia japim shtetit”, i thotë pronarët e tokave Armando Subashit, kryetarit të bashkisë Fier.

”Ne nuk kemi tokë për të shitur. Nuk duam të na merret me dhunë”, thotë një qytetar. ”Dëmshpërblimi do të jepet sipas ligjit. Ligji i shpronësimit nuk kërkon pëlqimin e pronarit, bëhet sipas afatit, pronarët marrin lekët dhe bëhet shpronësimi”, sqaron Subashi.

I pyetur nga pronarët e tokave se pse spitali do të bëhet në atë vend dhe jo diku tjetër, kryetari i bashkisë Fier, thotë ”U zgjodh ky varianti sepse është terren fushor,ndodhet pranë by-pass-it dhe pranë rrotontos, ku mund të vijnë më lehtë të gjithë. Bëhet fjalë për një vepër të madhe publike”.

Pronarët shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë në asnjë mënyrë për çmimin e tokave. ”Nëse marr dëmshpërblimin, kur ato para do të mbarojnë, me çfarë do të jetoj unë, s’kam asnjë mënyrë tjetër banesë”, pyet një pronar i një prej tokave që përfshihen në planin e spitalit. ”Unë jam i gatshëm të diskutoj, do të shikojmë sa toka prek gjurma e projektit, të shohim tokat e mbetura dhe të bëjmë dëmshpërblimin”, deklaron Subashi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.