Tjetër ndihmë nga BE-ja/Manastirliu: 100 shtretër reanimacioni. Forcohen kapacitetet spitalore

0 337

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca i ka dorëzuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndihmë e tretë të BE-së për të ndihmuar Shqipërinë që të rrisë kapacitetet e saj në luftën ndaj Covid-19.

”Bëhet fjalë për 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. Më duhet t’ju them që këto janë disa nga pajisjet më të mira që ekzistojnë në treg dhe që janë blerë për t’u sjellë në Shqipëri, kjo për të ndihmuar Shqipërinë, sistemin shëndetësor por në veçanti ata që janë në vijën e parë, mjekët, infermierët sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë, kjo luftë nuk ka marrë fund ende”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj tha se bashkë me këtë ndihmë, spitalet do të rrisin kapacitetet e terapive intensive. Për situatën në spitale, ministrja tha se do të vijojë të sigurohen mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore si dhe terapitë e mjekimit për pacientët.

”Jemi duke fuqizuar në vazhdimësi kapacitetet tona testuese, kapacitetet tona në njësitë e terapisë intensive në spitale. Kemi rritur numrin e shtretërve në funksion të përballimit të rasteve që mund të shtohen, siç është spitali i ri me 100 shtretër kapacitet. Gjithashtu edhe një prej spitaleve në QSUT që është përshtatur për t’iu përgjigjur rasteve nëse do të kemi fluks të shtuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.