Tërheqja e pasaportës/Voda: Me masa mbrojtëse kur t’ju njoftojnë me SMS

0 377

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda njoftoi këtë të hënë fashën e re orare për t’u paraqitur për tërheqjen e dokumenteve biometrike. Fasha e zgjatjes me dy orë nga 08:00-14:00 që ishte, tani bëhet nga 08:00-16:00. Qytetarët duhet të paraqiten pasi të njoftohen me SMS dhe të respektojnë masat. Për rinisjen e aplikimeve duhet të pritet një fazë e dytë, pasi tani do të shpërndahen vetëm që bërë.

“Prej dy javësh ka filluar shpërndarja e dokumenteve biometrike në të gjitha zyrat. Deri tani shpërndarja ka vijuar normalisht, qytetarët lajmërohen me një SMS për orarin që duhet të paraqiten për të marrë pasaportat dhe kartat e ID-ve. Duhet të respektoni masat, maska, doreza dhe të ruajnë distancën në zyrat ku paraqiten. Gjatë dy javëve fasha e orarit ka qenë 08:00-14:00, ndërsa duke filluar nga sot fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike zgjatet, bëhet 08:00-16:00. Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse Covid-19. Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumente biometrike, pra rinisjes së aplikimeve”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.