Tërbohet klubi i Al Nassr, jo vetëm Ronaldo, në shënjestër edhe ylli i Chelsea

0 173

Al Nassr ëndërron të ndërtoj një ekip me emra të mëdhenj, kërkon të dominojë futbollin në Arabinë Saudite, më shumë për prestigj. Jo vetëm C.Ronaldo, në shënjestrën e tyre ka përfunduar së fundmi edhe N’Golo Kante.

Sipas mediave franceze, klubi arab është vënë në lëvizje për të bindur mesfushorin e Chelsea-it të firmos një kontratë në përfundim të këtij sezoni, periudhë në të cilën Kante-s i përfundon kontrata me klubin londinez.

Dy janë pengesat në këtë pikë, e para Barcelona, skuadër që gjithashtu pret fundin e sezonit për të siguruar shërbimet e Kante. Pengesa e dytë është fakti që në Arabinë Saudite nuk lejohen më shumë se 7 lojtarë të huaj. Me CR7 që duket një çështje e mbyllur, Al Nassr duhet të nxjerr në shitje 2 lojtarë të huaj për t’i bërë vend Ronaldo-s dhe N’Golo Kantes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.