Tensionet në Veri, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: E papranueshme, zero tolerancë ndaj dhunës!

0 135

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se dhuna e të martës në Veri të Kosovës është shumë shqetësuese. Gjithashtu e ka theksuar se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.

“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërkohë orët e fundit në Veri të Kosovës janë shtuar forcat policore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.