Papa Françesku krahason luftën në Ukrainë me shfarosjen e hebrenjve: Historia po përsëritet!

0 163

Papa Françesku, ka folur në luftën në Ukrainë, ku e ka krahasuar atë me shfarosjen e hebrenjve, duke thënë se historia po përsëritet. Papa i bëri deklaratat e tij gjatë përkujtimit të operacionit Reinhardt, në një konferencë të zhvilluar nga Qendra për Mërrëdhëniet Katolike-Hebraike e Universitetit Katolik të Lublinit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkaktua shfarosja e pothuajse dy milionë viktimave, kryesisht me origjinë hebreje.

“Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme duhet të na bëjë të kuptojmë se sa e rëndësishme është paqja. Dhe historia përsëritet, po e shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë”, ka thënë ndër të tjera Papa Françesku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.