Telenovela e emërimit, Daja nuk ia mbyll derën Partizanit

0 347

Trajneri Ilir Daja, do të përballet me të kuqtë në javën e fundit të kampionatit, duke synuar që më parë t’i sigurojë Skënderbeut një vend në kupat e Europës, i cili do të shërbente në uljen e një tjetër viti të dënimit të UEFA-s.

Tekniku 53-vjeçar mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës Federale në Zvicër, për të vendosur të ardhmen, ndërsa nuk e mohon kalimin e mundshëm te Partizani:

“Nuk ka trokitur vetëm Partizani, por edhe disa ekipe të tjera të kampionatit shqiptar dhe ekipe jo të kampionatit shqiptar. Të gjithëve u kam dhënë të njëjtën përgjigje: të mbarojë njëherë kampionati. Unë e kam thënë gjithmonë që dënimi i Skënderbeut është dëm i madh jo vetëm për Korçën, por për të gjithë futbollin shqiptar”.

Që Skënderbeu të futet në zonën e kupave të Europës, Tirana duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë në finalen me Teutën. Gjithashtu, durrsakët duhet të humbasin ndeshjen e fundit të kampionatit me Laçin, ndërsa korçarëve u nevojitet fitorja me Partizanin për ta mbyllur Kategorinë Superiore në vendin e katërt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.