Tea dhe Eni, drejt një lidhjeje?

0 181

Ish-banorja e ‘Big Brother’, Tea Trifoni, pas daljes nga shtëpia ka pohuar se është e hapur për një lidhje me Eni Taren, që po ashtu ka qenë konkurrent.

Ka qenë Eni ai që fillimisht shprehu pëlqimin dhe në shtëpi mes tij dhe Teas u vu re një afrimitet, ku pas daljes ish-banori deklaroi se do e priste atë që të njiheshin jashtë.

“Teas unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”– tha ai pak kohë më parë.

Por kureshtja është nëse, Tea dhe Eni janë takuar pas përfundimit të eksperiencës së tyre në BBVIP? Tea ka rrëfyer se nuk janë takuar por ka pasur një komunikim mes tyre që e cilësoi “miqësor”.

Tea tha se Eni ishte personi më i pastër që është futur në BBV dhe e la të hapur mundësinë që mes tyre mund të ketë diçka.

“Eni ishte njeriu më i pastër që është futur në atë shtëpi. Ai tha se më kishte qejf, ma shprehur një farë pëlqimi. Gjëja e fundit që mendoja aty brenda ishte të pëlqeja apo mos të pëlqeja dikë. Kam marrë një mesazh miqësor prej tij pas daljes. Por, të shohim. Nuk e di çfarë do ndodhë, po ndodhi gjë do ju them. Jam e gatshme dhe e hapur për një dashuri potenciale.”-tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.