Tavo: ”Rilindja” e braktisi Gjirokastrën, tokat bujqësore janë përmbytur. 80 familje janë izoluar

0 302

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar i shqetësuar për situatën në të cilën po kalon qarku i Gjirokastrës nga rreshjet, ku në disa zona ka edhe përmbytje. Shqetësim sipas Tavos është edhe rrëshkitja e dherave në Gjirokastër, që po vë rrezikon jetën e disa banorëve. ”Prej më shumë se 12 orësh rruga e fshatit Zhulat është përmbytur dhe për pasojë kanë mbetur të izoluar 80 familje. Është shtuar prurja e lumit Vjosë ujërat e të cilit janë vërshuar ndjeshëm në zonat e Urës së Ali Pashait pranë fshatit Becisht si dhe të asaj të Leklit ku lumi Vjosë bashkohet me lumin Drino. Këto kanë sjellë dhe daljen e lumit nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtime te tokat e bujqesore të zonës. Viroi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Probleme edhe në aksin Gjirokastër-Lunxhëri”,-shkruan Tavo.

Postimi i plotë

Situatë e rënduar nga përmbytjet në qarkun e Gjirokastrës. Situatë e përkeqësuar në Luginën e Drinos. Është përmbytur fusha sportive Lefter Millo në Dervican dhe përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë ka përmbytje në fusha duke rrezikuar tokat bujqësore dhe bizneset që operojnë aty pranë.

Shqetësim edhe rrëshkitja e dherave në Gjirokastër duke rrezikuar edhe banorë. Gjithashtu prej më shumë se 12 orësh rruga e fshatit Zhulat është përmbytur dhe për pasojë kanë mbetur të izoluar 80 familje.

Është shtuar prurja e lumit Vjosë ujërat e të cilit janë vërshuar ndjeshëm në zonat e Urës së Ali Pashait pranë fshatit Becisht si dhe të asaj të Leklit ku lumi Vjosë bashkohet me lumin Drino. Këto kanë sjellë dhe daljen e lumit nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtime te tokat e bujqesore të zonës. Viroi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Probleme edhe në aksin Gjirokastër-Lunxhëri.

U bëj thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme, të jenë në gatishmëri dhe të përdorin të gjitha kapacitet për të ndihmuar këto zona. E papranueshme që “rilindja” e braktisi Gjirokastrën, dikur zemra e jugut të vendit, duke e konsideruar thjesht një xhep gjeografik dhe një zonë jashtë vëmendjes për investime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.