Inagurimi i Biden si President i SHBA-së, Trump: Nuk do marr pjesë

0 286

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në një situatë aspak të qetë. Presidenti ende në detyrë Donald Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e inaugurimit të Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-së.

”Për të gjithë ju që keni pyetur, unë nuk do të jem pjesë e e inaugurimit në 20 janar”, thotë Trump. Zgjedhja e Joe Biden si presidenti i ri i SHBA-së ka sjellë shumë trazira në vend, ku mbështetës të Donald Trump hynë me dhunë në Kongresin Amerikan.

Presidenti në largim nuk ka pranuar për një kohë të gjatë humbjen në zgjedhjet e nëntorit dhe ka depozituar 61 kërkesa në Gjykatat amerikane për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat u hodhën poshtë për mungesë provash.

Leave A Reply

Your email address will not be published.