Tabaku për BBC: Nëse lind i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë, pavarësisht sa shumë punon

0 167

Emigrimi i shqiptarëve në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.

Së fundmi ka qenë BBC që ka shkruar rreth këtij fenomeni ndërsa përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe në Zadrimë. Po ashtu, gazetari i BBC kishte intervistuar edhe një shqiptar, i cili ishte kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm.

Ndërkohë, një prononcim për BBC ka dhënë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka folur mbi shkaqet që po i shtyjnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së bashkuar.

Deputetja është shprehur se shqiptarët largohen prej korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Sipas saj, nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, i tillë mbetesh pavarësisht se sa shumë punon.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston, ata nuk kanë shanse ekonomike”.

Ndërsa theksoi se “është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.”.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë. Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, theksoi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.