Përmbytjet në Shkodër, Alibeaj: Qeveria të mblidhet që sot dhe të shpallë “gjendjen e jashtëzakonshme”

0 151

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në territoret e përmbytura të Shkodrës.

Përmes një konference me një grup deputetësh nga Kryesia e Kuvendit, Alibeaj shpejgoi edhe nga ana ligjore arsyet se përse duhet të shpallet “gjendja e fatkeqësisë natyrore”.

Ai tha se arsyeja më e rëndësishme se përse duhet të shpallet gjendja e emergjencës është edhe për dëmshpërblimin financiar të të prekurve, që sipas tij ligji e sqaron shumë saktë këtë pjesë.

“Ajo që e ban akoma më tragjike dhe më të rëndë situatën, ishte humbja e jetëve të babë e bir na Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik, kemi kërkuar me anë të kësaj kërkese, përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kushtetuta nuk përmban një përkufizim të saktë lidhur me këtë ligj, porn ë nenin 8 thuhet se Këshilli I Ministrave mund të vendosë në jo më shumë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. Kërkesa jonë, e kolegëve deputetë, i drejtohet kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është e bazuar në legjislacion për një arsye të thjeshtë. Me këtë kërkesë ne kërkojmë diçka të thjeshtë për t’u zbatuar, që të kalojmë nga debati politik, në situatën ligjore. Pra kalohet në detyrimin ligjor që Kuvendi u vendos të gjitha strukturave që të kujdesen për evitimin dhe daljen nga situata. Arsyeja tjetër që besoj se është më e rëndësishmja është dëmshpërblimi financiar që duhet t’ju jepet familjeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. Qeveria të mblidhet mundësisht sot dhe të vendosë shpalljen e ‘gjendjes së fatkeqësisë natyrore’”, u shpreh Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.