Studimi tregon si e prek Covid-19 trurin e pacientëve

0 247

Covid-19 mund të prekë trurin përmes qelizave nervore në hundë, raportojnë studiuesit gjermanë. Rezultatet e autopsisë nga 33 njerëz që humbën jetën nga Covid-19, treguan virusin në tru dhe në nazofaringë, pjesën e sipërme të fytit që lidhet me zgavrën e hundës. Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromë (mukoza e nuhatjes).

Hulumtuesit morën mostra nga indet nga pacientët dhe përdorën imazhe për të parë ARN nga virusi dhe ky studim është unik pasi është i pari ku imazhet u përdorën për të kapur virusin në veprim.

Gjetjet kanë një rëndësi të veçantë pasi mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit, veçanërisht tek humbja e nuhatjes, simptomë që e përjetojnë kaq shumë njerëz. Mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.