Spotify zbulon këngët më të dëgjuara të dekadës

469

Nga Ariana Grande tek Darke, Spotify zbuloi këngët, albumet dhe artistët më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Fronin e mban Drake si artisti më i dëgjuar. Këngëtari grumbulloi më shumë se 28 miliardë dëgjime.

Vetëm kënga e tij “One Dance” siguroi 1.7 miliardë dëgjime. Por pavarësisht kësaj, nuk mundi “Shape of You” të Ed Sheeran e dëgjuar 2.4 miliardë herë, duke u bërë kënga më e dëgjuar e dekadës.

Kënga e çiftit të famshëm, Shawn Mendes dhe Camila Cabello, “Senorita” u shpall kënga më e madhe e vitit 2019.

Senorita u publikua në qershor por siguroi që nga ajo kohë 1 miliard dëgjime. Ndërsa “Bad Guy” e Billie Eilish nuk është shumë larg, me 990 milion dëgjime.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.