SPAK: U sekuestruan 430 kg kokainë, me vlerë 40 milionë euro

0 160

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier. Në një deklaratë për mediat SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë me vlerë 40 milionë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

Leave A Reply

Your email address will not be published.