Zjarr në një pallat në Kinë, humbin jetën 10 persona dhe lëndohen disa të tjerë

0 156

10 persona kanë humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore thanë autoritetet kineze këtë të premte.

Zjarri shpërtheu të enjten mbrëma në kryeqytetin rajonal Urumqi, ku temperaturat kanë rënë nën zero pas errësirës. Zjarri u deshën rreth tre orë për të shuar.

Të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa po hetohet shkaku i rënies së zjarrit.

Tragjedia vjen disa ditë pasi 38 njerëz vdiqën në një zjarr në një kompani tregtare industriale në Kinën qendrore të shkaktuar nga shkëndijat e saldimit që ndezën pëlhurën e pambukut./

Leave A Reply

Your email address will not be published.