Shpërthime në dy fusha ajrore ushtarake në Rusi, raportohet për të vdekur e të plagosur

0 135

Disa njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimet në dy fusha ajrore ushtarake ruse.

Një cisternë karburanti shpërtheu duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë në një aeroport pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Sipas BBC, dy persona të tjerë raportohet se janë lënduar në një shpërthim në një aeroport në rajonin e Saratovit.

Ende nuk dihen arsyet që shkaktuan shpërthimin.Të dyja zonat janë qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Guvernatori rajonal i Saratov tha se forcat e sigurisë po kontrollonin atë që ai i quajti “raportet e një incidenti në instalimet ushtarake”.

Këto raporte për dy shpërthime në dy vende të ndryshme ushtarake do të nxisin spekulimet se pas tyre mund të jetë Ukraina, thotë redaktori rus i BBC-së, Steven Rosenberg.

Shpërthimet vijnë pasi imazhet satelitore u publikuan javën e kaluar që duket se tregojnë rritje të aktivitetit të avionëve ushtarakë në bazën ajrore Engels.

Presidenti rus Vladimir Putin është informuar për dy incidentet e raportuara, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

I pyetur për të komentuar mbi dy shpërthimet, Peskov tha në konferencën e tij për media të hënën se ai nuk kishte informacion në lidhje me incidentet dhe kishte parë vetëm raporte mediatike rreth tyre.

Ndërkohë, Ukraina ka thënë se Rusia ka nisur një valë të re sulmesh raketore në vend, me alarm ajror të shpallur në Kiev dhe në shumicën e rajoneve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.