Vucic ndryshon mendje, zyrtarizon praninë në Tiranë

0 172

Ashtu siç pohuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, presidenti Aleksander Vucic ka ndryshuar mendje dhe do të marrë pjesë në samitin e nesërm midis liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në një stërvitje ushtarake, Vucic ka deklaruar se ”do të luftoj në interes të popullit tonë, ndaj do të shkoj në Tiranë”.

“Nëse kësaj i shtohet edhe Vjosa Osmani, dhe disa të tjerë nga rajoni, e dini se sa e këndshme do të jetë situata për Serbinë”, ka shtuar presidenti i Serbisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.