Një rafineri e naftës në qytetin Tuapse të Rusisë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se rafineria lokale e gjigantit të naftës, kontrollohej nga qeveria ruse, Rosneft.
“Ka pasur një shpërthim në rafinerinë e naftës Tuapse. Më pas ka vijuar edhe një shpërthim të dytë. Xhamat e shtëpive aty pranë u hodhën në erë, nuk dihet se çfarë digjet, por duket se janë kazanët e naftës”, shkruhej në një nga mesazhet.
Policia ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në rafineri, duke shtuar se “nuk ka arsye për shqetësim”. Sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti, një dron thuhet se u vu re mbi zonë përpara zjarrit.