Shisnin varre në Tufinë, Prokuroria e Tiranës jep dënimin për 5 persona

0 497

5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës iu është caktuar masa e sigurisë nga Prokuroria e Tiranës.

Për Alban Ajazin, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar, për akuzën “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv.

Për Bujar Licën, i cili akuzohet për “ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kërkohet dënim me 1 vit, për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg.

Për Gazmend Dajën, me detyrë punonjës i varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, i cili akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar.

Për Latif Shehun, me detyrë përgjegjës Sektori i Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, kërkohet dënim me 2 vite burgim, përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar.

Ndërsa për Fatjon Gjonajn, i akuzuar për ndërtim i paligjshëm (po ndërtonte varr), kërkohet dënim me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhe vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.