”Shpërthen” interneti, detajet që Adrola dhe Capitali mund të jenë çift

0 444

Ditën e sotme, interneti shpërtheu nga një foto e Capital T dhe Adrola Dushit, që mund të ishte shumëçka, përveçse një foto rastësore. Capitali dhe Adrola e dinin se çfarë do ta pasonte një foto të shoqëruar me një zemër: aludime, hulumtim nëpër fotot e Intagramit dhe pyetje, shumë pyetje. Ndonëse nuk përjashtohet mundësia e “trazimit të qëllimshëm të ujërave” dhe më vonë na rezulton një videoklip ose thjesht foto mes miqsh, dy detaje janë të dyshimta.

Së pari, Capital T ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Adrolës, sipas burimeve të Anabel.al. Çfarë e bën të çuditshëm këtë detaj, është fakti që modelja nuk postoi asnjë foto me të, çka do të ishte shumë e zakonshme për sa kohë ka postuar në Instagram një seri fotosh me miqtë.

Së dyti, e kontaktuar nga Iconstyle.al, Adrola Dushi mohoi romancën me djalin nga Kosova, Albin Gashi. Pak kohë më parë, u përfol se lidhja ishte konsoliduar, Adrola jetonte pjesërisht në Prishtinë dhe nuk u përjashtua mundësia e martesës. Për Iconstyle.al, modelja mohoi lajmin e lidhjes. E pyetur për romancën e aluduar me Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë.

Në një pjesë të mirë të komenteve online flitet për një romancë mes tyre, ndërkohë që ka edhe nga ata që vënë në dukje se janë thjesht miq. Po kështu nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një videoklip të ardhshëm. As Capital T as Adrola Dushi nuk i janë përgjigjur kërkesës së Anabel.al për të komentuar gjithë çfarë po përflitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.