Shitet për 130 mijë euro një prej shisheve më të vjetra të…

0 423

Një shishe konjaku 258-vjeçare, një prej tre që ekzistojnë ende të llojit të saj, u shit në një ankand online për 131.990 euro. Shishja ishte prodhuar në 1762 nga “Maison Gauthier” në Francë dhe është konjaku më i vjetër që shitet ndonjëherë në ankand.

Vetëm tre shishe ekzistojnë ende nga prodhimi i vitit 1762, të cilat kanë ruajtur etiketimin e tyre origjinal edhe sot e kësaj dite. Shishja e sapo shitur njihet si “Vëllai i Madh” i treshes antike. Muzeu Gautier posedon aktualisht “Motrën e Vogël” ndërsa “Vëllai i Vogël” u shit në një ankand në Nju Jork në 2014.

Treshja ka një histori të jashtëzakonshme pas krahëve. Ato u prodhuan në vitin kur Britania hyri në Luftën e Shtatë Vjetëve kundër Spanjës e Napolit dhe kohë kur Katerina e Madhërishme u bë perandore e Rusisë.

Ka qenë një familje e cila e ka trashëguar shishen deri në ditët e sotme. Sipas ish-pronarëve, stërgjyshërit e tij strehuan një jetim me emrin Alphonse, i cili u largua në 1870 për të punuar në rajonin Konjak. Ai u kthye dhjetë vite më pas me një kuti të ngarkuar me shishe konjaku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.