Shitet me një çmim rekord për 149 milionë dollarë piktura e George Seura

0 151

Është shitur me një çmim rekord piktura e George Seurat “Les Poseuses”, pjesë e koleksionit të Paul Allen. Piktura u shit për 149 milionë dollarë, nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju-Jork, pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm i artistit.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili vdiq nga limfoma në vitin 2018, kishte vendosur të shiste të gjitha veprat e tij për të mbledhur fonde për qëllime filantropike.

Vepra të tjera të koleksionit Allen janë shitur me çmime rekorde si “La Montaigne Sainte-Victoire” i Paul Cezanne që u shit për 138 milionë dollarë, ndërsa “Maternité II” i Paul Gauguin trefishoi rekordin e mëparshëm në mbi 105 milionë dollarë. I gjithë koleksioni i Allen u shit për 1.5 miliardë dollarë.

Së bashku me Bill Gates, ai themeloi Microsoft-in, por gjatë jetës së tij Paul Allen kishte zhvilluar një pasion për artin që e kishte shtyrë të mblidhte deri në 150 vepra të shkëlqyera. Tani të gjitha ato kanë dalë në ankand, siç kishte kërkuar ai në testamentin e tij, dhe ishte shitja me fitimin më të lartë në historinë e ankandit, duke mposhtur rekordin prej 922 milionë dollarësh të vendosur gjashtë muaj më parë kur Sotheby’s likuidoi koleksionin e Harry-t dhe Linda Macklowe, ku zgjidhja e divorcit të të cilit parashikonte një ndarje solomonike të pikturave dhe skulpturave në shtëpi.

Mijëra vetë u rreshtuan për të parë veprat para shitjes, Paul Allen vdiq në vitin 2018 dhe ankandi i koleksionit të tij, gjithashtu falë zhurmës në Christie’s, krijoi një emocion të jahstëzakonshëm në botën e artit me radhë të gjata, mbi 20.000 njerëz në total, për të vizituar ekspozitën në sallat e Rockefeller Center.

Leave A Reply

Your email address will not be published.