Shfrytëzonin ukrainasit, shkatërrohet banda në Spanjë

0 125

Policia në Spanjë ka shkatërruar një bandë që drejtonte tre fabrika ilegale të duhanit ku refugjatët ukrainas punonin në kushte të këqija. Operacionet u zhvilluan në tre rajone të Spanjës dhe 27 persona janë vënë në pranga.

Banda dyshohet se kishte kontrabanduar sasi të mëdha duhani të kthyer në cigare të falsifikuara.

Fabrikat mund të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.

Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, punonin me orë të tëra dhe nuk largoheshin, për të shmangur zbulimin, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në vend.

Ndërkohë, bosët e organizatës gëzonin një “jetë luksi”. Dyshohet se ata pastronin para përmes kontrabandës së duhanit.

Autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro (41 milionë dollarë; 33 milionë £), automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash gjatë bastisjes së tyre. Më shumë se 20 shtëpi, ndërtesa industriale dhe dyqane u kontrolluan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.