21 Janari/ Balla: Kanë dalë prova të reja, në ditët në vijim dorëzojmë kallëzim në SPAK

0 121

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kreu i këtij grupi, Taulant Balla është shprehur se PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për 21 janarin.

Balla tha se kanë dalë prova të reja për ngjarjen ndërsa shtoi se PS do të vazhdojë të kërkojë hetimin nga SPAK.

“Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik dhe bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar, në orët në vijim dhe ditët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet. Punën do t’ja lëmë ekspertëve që ta mbarojnë edhe këtë moment që flasim që po merren me formalizimin e këtij kallëzimi të ri. Iu kam thënë që nga 21 marsi kur ka qenë kallëzimi i parë, në çdo moment i kam kërkuar drejtuesit të SPAK se përse nuk e heton SPAK masakrën e 21 janarit.”-tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.