Shehu: Varfëria në rritje, ekonomia ka nevojë për një plan shpëtimi

0 375

Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, ka komentuar raportin e Bankës Botërore, në të cilin theksohet një rënie e ekonomisë. Ai u shpreh se ky realitet mund të përkeqësohet. Shehu shton se vendi ndodhej në një krizë por për shkak të pandemisë është përkeqësuar edhe më shumë. Sipas tij qeveria tashmë duhet të marrë masa për të parandaluar këtë krizë. ”Nga 40 % varfëria pritet të rritet në 60% dhe qeveria duhet të marrë masa sa më parë”.

Shehu shtoi se ekonomia nuk po pësonte rritje, por tashmë sipas tij jemi në një situatë ku pritet që rënia të shkojë në 5%. Për paketat e qeverisë ai i ka cilësuar gjysmake. ”Ekonomia ka pasur nevoja për reforma strukturore më herët. Tani duhet të paktën popullsia të mbështetet për të kaluar këto muaj të vështirë. Në raportin e Bankës Botërore bëhet me dije se ata që do të goditen më shumë janë pjesa e paregjistruar”.

Sa i përket kultivimit të kanabis, ai shtoi se rritja e prodhimit dhe tregtimit të drogërave të ndryshme është një fenomen që ka qenë prezent dhe ka ardhur duke u rritur në Shqipëri. ”Ky fenomen e ka çuar ekonominë shqiptare në ngërç. 90 deri në 95 % e të ardhurave nga droga shkojnë në sektorin e ndërtimit. Ndërsa kemi një rritje të dukshme të investimeve private, nuk ka rritje të kreditimit bankar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.