21 raste pozitive me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga rastet e reja 14 janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga 1 në Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallkastër. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 6 raste të reja. “Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të zbuluara ndërkohë kemi dhe raste të reja për të cilët po kryehet hetimi epidemiologjik”,-tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, bëri thirrje Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19-Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452|
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-157
Durrës-20
Krujë-20
Kamëz-11
Shkodër-10
Mat-9
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1
Mallakastër-1