SHBA: Rusia mund të krijojë pretekst për të sulmuar Ukrainën

0 144

Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo kohë dhe mund të krijojë një pretekst të befasishëm për një sulm, thanë Shtetet e Bashkuara, teksa rikonfirmuan zotimin për të mbrojtur “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s.

Rusia ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, e cila nuk është pjesë e aleancës ushtarake Atlantike. Uashingtoni është duke mbajtur të hapura kanalet diplomatike që deri më tani nuk kanë arritur të lehtësojnë krizën ka thënë vazhdimisht se një pushtim është i afërt.

Moska mohon çdo plan të tillë dhe ka akuzuar Perëndimin për “histeri”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, do të udhëtojë drejt Kievit të hënën dhe Moskës për të biseduar me presidentin Vladimir Putin të martën.

Një zyrtar gjerman tha se Berlini nuk priste “rezultate konkrete”, por diplomacia ishte e rëndësishme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.