Organizonin lojëra të kundraligjshme, 4 persona të arrestuar në Tiranë

0 129

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona. Burime zyrtare bënë me dije se këta persona akuzohen për organizim të lotarive të palejuara.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Four”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. S., 23 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. S., në Kashar, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i shtetasve:
– K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat;
– A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;
– L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.
Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.