Sergio Aguero pas lamtumirës: Çipi që kam në zemër lëshon drita me ngjyra

0 153

Sergio Agüero i dha lamtumirën futbollit. Një zgjedhje e detyruar nga një aritmi kardiake e konstatuar nga mjekët, pas sëmundjes së akuzuar nga argjentinasi në ndeshjen kundër Alaves më 30 tetor të kaluar.

“15 ditët e para ishin më të këqijat. Kur më mori aritmia u shtrova menjëherë në spital. Thashë me vete: ‘Më është përshpejtuar pak zemra, por do të mjaftojë të marr trajtimet. Është e pakuptimtë.’

Më pas më çuan në një dhomë tjetër plot me monitorë dhe fillova të ndihesha i çuditshëm. Të nesërmen isha mirë, por mjekët nuk më lanë të shkoja në shtëpi. Fillova të nervozohesha. Të hënën më erdhi një infermiere për të më thënë se duhej të transferohesha në një klinikë private.

Atje ata simuluan sulmet e aritmisë për të parë se cila ishte më e ngjashme me atë që më kishte ndodhur. Fillova të mendoj: ‘Çfarë po bëj këtu? Ata duan të më ndalojnë zemrën” – kujton Aguero.

Më pas Kun ka treguar për operacionin që iu nënshtrua dhe mbi të gjitha momentet që ka përjetuar para konferencës së lamtumirës për shtyp:

“Më vunë një çip, i cili u bën sinjal mjekëve kur zemra më shpejton. Gjatë natës ai lëshon drita me ngjyra, unë dukem si Ironman. Një javë para lamtumirës, ata më paralajmëruan se duhet të tërhiqem.

Mendova se e kisha përgatitur veten, isha i qetë, në fakt, para fillimit të konferencës. Kur pashë shkallët dhe karrigen, u rrëzova dhe fillova të qaja…E përqafova Laportën, nuk doja të dilja dhe të tregoja veten ndërsa qaja. Pasi hypa në skenë, u përpoqa të qetësohesha dhe fillova të flas”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.