Scholz paralajmëron Perëndimin: Duhet të shmangim një Luftë të re të Ftohtë

0 153

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi perëndimin që të shmangë krijimin e kushteve për një Luftë të re të Ftohtë që mund ta ndajë botën në “blloqe”.

Në një opinion për revistën “Foreign Affairs” botuar këtë të hënë bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.

“Kjo do të thotë të bësh çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa verbime ideologjike,” shtoi Scholz.

Teksa veçoi Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë kërcënim për një botë shumëpolare, ai bëri thirrje për një unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.

“Partneriteti transatlantik mbetet jetik për përballimin e sfidave të paraqitura nga kërcënimi i Rusisë për sulme të mundshme në territorin aleat, ndërsa kthesa e Kinës drejt izolimit dhe qasja e saj ndaj Tajvanit kërkon që Evropa dhe Amerika e Veriut të krijojnë partneritete të reja dhe më të forta me vendet anembanë botës”, shkroi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.