Rritja e çmimeve, Denar Biba: Konkurenca nuk ndërhyn dot, në tregun e miellit ka shkelje

0 168

Rritja e çmimit të bukës dhe miellit, dhe shkelja e rregullave të konkurencës ka qenë sot temë diskutimi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Të pranishëm në këtë komision kanë qenë dhe anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës, ky kryetari Denar Biba, pranoi se në tregun e miellit janë gjetur shkelje, por nuk ka prova për një marrëveshje mes tyre.

Biba tha se në hetimet që janë ndërmarrë në këtë sektor, janë evidentuar disa shkelje por nuk janë vendosur gjoba, vetëm janë dhënë rekomandime.

“Në 2020 pati një ankesë nga një subjekt dhe monitoruam tregun. Pas përfundimit të monitorimit të tregut është vlerësuar nga komisioni që hetimi paraprak meriton hetim më të thelluar. Në korrik 2020 është mbledhur komisioni dhe është përgatitur raporti por për shkak të pandemisë.

U evidentuan elementë të marrëveshjes së ndaluar por komisioni nuk ka vlerësuar të gjobisë subjekte dhe është lënë tregu dhe 4 subjektet të mbahen nën monitorim duke i dhënë disa rekomandime por pa gjoba. Tashmë po i përfundon afati prej 1 vit periudhë monitorimi.

Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë.

Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacine si Rusia e Ukraina. Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim ,dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë.

Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merte një vendim, dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë. Nuk kishim prova dhe sipas OECD rritja e çmimeve nuk është provë konkrete .

Ishin vetëm çmime të ngjashme dhe asgjë tjetër. Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë. Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacine si Rusia e Ukraina.

Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë.” tha Denar Biba.

Ndërkohë që Biba, foli dhe për çmimin e naftës, që sipas tij dihet se është një problem shumë i ndjeshëm për qytetarët.

“Babai im më pyeti disa ditë më parë, bir çfarë do të bësh për çmimin e naftës? Po ju them për të disatën herë, që rregullimi i çmimeve nuk është në tagrin e Autoritetit”, tha më tej Biba.

Biba solli shembullin italian, ku sipas tij operatorëve iu vendosën përgjues për të mbledhur prova, por sipas tij në Shqipëri kjo nuk mund të ndodhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.