Merret vendimi, ja ku do ta vuajë Tahiri dënimin me 3 vite e 4 muaj burg

0 199

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur këtë të Mërkurë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier.

Tahiri u dënua me 3,4 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme javën e kaluar dhe që prej vendimit të dhënë më 5 Shkurt, ish-ministri ka qendruar i burgosur te 313-a në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.