Rrezikonte disa vite burg, mbyllet gjyqi ndaj Neymar

0 182

Prokurorët spanjollë, të premten tërhoqën të gjitha akuzat për mashtrim dhe korrupsion kundër sulmuesit brazilian Neymar, si dhe të tjerëve të akuzuar për transferimin e tij në Barcelonë nga Santos në vitin 2013. Këtë e tha prokurori publik në gjykatë.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 2 vite burg për Neymar dhe pagesën e një gjobe prej 10 milionë eurosh në çështjen e ngritur nga firma braziliane e investimeve DIS, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Neymarit kur ai ishte te Santosi.

DIS argumentonte se humbi shpërblimin e drejtë nga transferimi, sepse vlera e vërtetë ishte nënvlerësuar. “Nuk ka asnjë aluzion krimi”, – tha prokurori Luis Garcia Canton, pasi të gjithë të pandehurit kishin dëshmuar në gjyqin në Barcelonë, duke kërkuar nga gjyqtari “lirimin e të gjithë të pandehurve”.

Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu një dënim me 5 vite burg për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, dhe një gjobë prej 8.4 milionë euro për klubin katalanas. Në fillim të gjyqit, DIS tha se po kërkonte dënim 5-vjeçar me burg për Neymar dhe gjobë totale prej 149 milionë euro për të pandehurit.

Një burim i afërt me familjen e Neymar i tha “Reuters” se përfaqësuesit e tyre ligjorë do të kërkojnë shpenzimet e këtij procesi, për atë që ata e konsiderojnë pakujdesi të Prokurorisë, duke vepruar me besim të dobët dhe për abuzim të procesit. Ata gjithashtu do të rezervojnë të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.