Ronaldo shpërthen në lot kur rrëfen humbjen e njërit nga binjakët: E ruaj hirin e djalit tim, flas me të çdo ditë…

0 145

Cristiano Ronaldo, në një fragment të ri nga intervista e tij me Piers Morgan në Talk TV, flet me zemër të hapur për një nga momentet më të këqija të jetës: vdekjen e njërit prej binjakëve që ai dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, prisnin në prill.

CR7 rrëfen se nuk ka ditur të reagojë dhe se nuk ka mundur të gjejë arsye pse t’i ndodhte kjo tragjedi: “Ka qenë ndoshta momenti më i vështirë që kam pasur në jetën time, që kur më ka vdekur babai. Ishte një moment i vështirë, sepse ne nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ishte e vështirë.

E vërteta është se ishte e vështirë të kuptoja se çfarë po ndodhte në atë moment. Futbolli nuk ndalet, kishim shumë gara. Por se… Ishte më e vështira që kemi vuajtur, sidomos Gio. Ishte e vështirë”.

Për ndjenjat e tij, kur vuante vdekjen e një djali dhe në të njëjtën kohë përjetonte lindjen e një fëmije tjetër, Cristiano Ronaldo shtoi: “Ndonjëherë përpiqem t’iu shpjegoj familjes dhe miqve të mi më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë.

Është e vështirë për ta shpjeguar. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka për të cilën nuk di si të reagosh, nuk di çfarë të bësh”.

Cristiano qau, kur kujtoi momentin që ai dhe Georgina Rodríguez mbërritën në shtëpi pas lindjes së njërit prej binjakëve dhe vdekjes së tjetrit: “Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të thonë: ku është bebja tjetër…”

Cristiano Ronaldo zbuloi se e mban hirin e djalit të tij, së bashku me atë të babait, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishë të krijuar në bodrumin e shtëpisë së tij: “Unë flas me ta gjatë gjithë kohës dhe ata janë pranë meje. Më ndihmojnë të jem njeri më i mirë, baba më i mirë. Jam krenar për këtë…, për mesazhin që më dërgojnë, veçanërisht djali im”.

Në prill të vitit 2022, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez raportuan se një nga dy binjakët që prisnin kishte vdekur: “Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se fëmija ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.