Risi absolute në Katar, ky mund të quhet Botërori më i gjatë në histori

0 8

2 orë e 25 minuta kohë shtesë në xhiron e parë të këtij Botërori(në fakt janë edhe më shumë, duke parë që arbritrat janë kujdesur të japin shtesë mbi shtesë). Ky është pa diskutim Botërori më i gjatë në histori, nuk kishte ndodhur kurrë më parë diçka e ngjashme, në të njëjtën kohë ky është një sinjal i qartë që FIFA po lëshon.

Qeveria e futbollit botëror kërkon të reduktojë sa më shumë të jetë e mundur kohën fiktive gjatë një ndeshje. Collina pak ditë më parë u shpreh se tifozët, por mbi të gjitha lojtarët duhet të mësohen me këtë risi:

Koha Shtese

“Dua të ndalem te një detaj, te festa e golave, për një ekip është festë, për tjetrin jo. Një festim mund të zgjas 1 min, 2 apo 3, çka do të thotë se mund të humbasësh 3,4 ose 5 minuta lojë vetëm duke festuar, shtesën mund ta quani një mënyrë kompensimi”, u shpreh ndër të tjera Collina.

Ndeshja më e gjatë në xhiron e parë rezultoi Angli-Iran me 24 minuta kohë shtesë, ndërsa ndeshjet më të shkurta ishin Zvicër-Kamerun dhe Uruguai-Kore e Jugut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.