Reshjet në Shkodër, shtohet sipërfaqja e përmbytur. Qeveria nuk shpall fatkeqësinë natyrore

0 293

Thirrjet e Bashkisë së Shkodrës për të shpallur fatkeqësinë natyrore, qeveria ”Rama 2” ende ”nuk e ka dëgjuar”. Vijon të përkeqësohet situata e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës. Reshjet e një nate më parë që vijojnë të bien kanë bërë që sipërfaqja e përmbytjes jo vetem të rritet, por uji po shton ndjeshëm thellësinë e tij në toka bujqësore dhe oborret e banesave.

Bashkia ka raportuar se ditën e hënë nën pushtetin e ujit janë mbi 3 mijë hektarë tokë, shumica e të cilës është tokë e kultivuar me kultura bujqësore dhe blegtorale. Lumenjtë Drin dhe Buna kanë shtuar ndjeshëm prurjet, duke iu afruar pikave të tyre maksimale. Ndërkohë për zonat e përmbytura emergjenca kryesore mbetet furnizimi me ujë të pijshëm dhe ushqimi për bagëtitë dhe gjënë e gjallë.

Ndërsa në shumicën e zonave të përmbytura mungon edhe energjia elektrike. Ka fshatra që tanimë janë vetëm të lundrueshëm. KESH raporton se mëngjesin e kësaj të hëne hidrocentralet në kaskadën e Drinit shkarkojnë vetëm 400 m3 ujë në sekondë, plus shkarkimet si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.