Rritje e rasteve dhe shtim i viktimave/ Ekspertët: Jo shtim të masave, ja kur do vendoset për Universitetet

0 259

Edhe këtë të hënë u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku bënë me dije se nga incidenca javore e infektimeve me Covid-19 në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209. Edhe pse është kjo situatë, nuk ka shtim të masave. ”Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit. Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Shefja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli tha se do të vijojë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Edhe për dhënien e provimeve në auditor, Rakacolli tha se komiteti i ekspertëve është ende duke diskutuar nëse do të krijohen mundësitë për të shmangur infektimin nga Covid-19. “Kjo rritje ka lidhje me moszbatim e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani situata vijon të mbetet të kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimin e ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me Universitete po punojmë më ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë”, tha Rakacolli.

Kurse shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo gjatë konferencës me Komiteëtin Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se kemi rritje të të shtruarve në spitalet Covid. Në spitale kemi të shtruar të të gjitha moshave, por më të prekurit sipas Çomos janë 50-60 vjeç. Sakaq ajo theksoi se jemi ndër të paktat vende që nuk e mbajmë maskën në ambiente të jashtme. ”Një informacion të shkurtër lidhur me situatën në spitale. Sikurse e keni ndjekur është parë një shtin i numërit të personave të infektuar dhe të sëmurë dhe kjo pasqyrohet dhe në shtin të personave të shturar në sp[itale. Ato janë pacientë mbi formën e moderuar forma e rëndë dhe kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtrime në spitale Covid. Numri i shtuar i të infektuar do pasqyrohet me shtim të nr të pacientëve. Kemi persona të të gjithë moshave të shtruar. 30-90. Mosha më e prekur 50-60 vjeçare. Edhe mosha më e re e shtruar paraqesin forma të rënda të sëmundjes. Jemi në të paktat vende që nuk respektojmë si duhet mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme”, tha Çomo.

Nga ana tjetër, Rakacolli reagoi për foton që ka qarkulluar në rrjet ku ajo shfaqej në një mbledhje partie me shumë persona. Rakacolli tha se ky ishte një incident, pasi shtoi se në fillim të takimit kanë qenë shumë pak persona ndërsa në fund u grumbulluan. ”Ne kemi thënë shumë qartë masat që duhen zbatuar. Të gjitha strukturat që janë përgjegjëse janë në këmbë, por smund të ketë nëse nuk ka ndërgjegjësim dhe edukim të qytetarëve. Smund të mbahet vetëm nga kontrollet. Fakti që njerëzit nuk i zbatojnë këto masa si duhet është se ska ndërgjegjësim. Duhet ta bëjë media, duhet ta bëjmë ne. Media bën mirë që fokusohet te ata që nuk zbatojnë masat por duhet edhe të ndërgjegjësojë. Duke pasur një ndërgjegjësim mundet që njerëzit të vendosin maskën. Ajo ka qenë një incident i izoluar ka qenë një situatë në të cilën ajo ndodhi. Ju e patë që aty nuk janë më shumë se 14 veta. Une e kam shpjeguar si ka ndodhur, unë e kam shpejguar se ka ndodhur në fund ta takimit që kanë ardhur dhe të tjerë. Ishte një foto që nuk mbetet për tu shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kur ka filluar aktiviteti ka qenë me më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar dhe vetë por siç e shpejgova ka qenë ai momenti i lëvizjes së orareve”, tha ajo.

Për prekjen e Pëllumb Piperos edhe pse ka marrë dozën e parë të vaksinës, Silva Bino tha se Pipero u prek pasi ka patur kontakte në një moment, kur pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës Covid-19, ende nuk i janë krijuar anti-trupat. ”Dua të them që ai është një rast infektimi nga Sars Cov 2 në periudhën kur nuk janë krijuar akoma kundërtrupat ndaj vaksinës. Doktori dhe profesori ka qenë i ekspozuar sepse punon, ka pasur kontakte me njerëz të tjerë dhe kjo është edhe arsyeja përse është infektuar. Ky është një shkak për të theksuar që të gjithë ata që kanë bërë vaksinën, nuk do të thotë që duhet të ulin masat e parandalimit, përkundrazi duhet ti zbatojnë. Sepse mbas dozës së parë, imuniteti fillon dhe krijohet mbas javës së dytë, dhe mbas dozës së dytë, mbas gati 10 ditëve krijohet mbrojtja. Pra këto 5-6 javë njerëzit duhet të mbajnë maskat. Ky është një element tepër i rëndësishëm duke pasur parasysh efikasitetin e vaksinës që shkon deri në 95 për qind”, tha Bino.

Leave A Reply

Your email address will not be published.